S’është në vlerat tona! – Shqip

by admin
Spread the love

Autoritetet suedeze duhet të ndërmarrin hapa në lidhje me djegien e një kopje të Kur’anit, librit të shenjtë mysliman, në Suedi, tha të hënën zëdhënësi i Komisionit Evropian, Johannes Bahrke.

Ai në konferencën për shtyp tha se veprime të tilla nuk janë në përputhje me vlerat mbi të cilat bazohet BE-ja.

Bahrke tha se racizmi, ksenofobia, urrejtja racore dhe fetare “nuk kanë vend në Bashkimin Evropian”.

Dënimet vazhduan të vërshonin nga e gjithë bota arabe dhe islame për djegien e një kopje të Kur’anit në kryeqytetin suedez, Stokholm, para ambasadës turke, nga një ekstremist djathtist danez.

Për paradoks, Rasmus Paludan-it iu dha leje nga policia daneze për aktin e tij të çmendur, në emër të lirive njerëzore(atë të të drejtës për shprehje), ndërkohë që qeveria, së paku publikisht, u poziconua kundër. Pra, “shteti kundërshton shtetin” në shtetin suedez. Ose ose, ku Policia del mbi Qeverinë. /tesheshi.com/

You may also like