Sërish tensione mes Turqisë dhe Greqisë, Ankaraja reagon e shqetësuar: Çfarë duan?

by admin
Spread the love

Turqia ka përsëritur pretendimet se avionët luftarakë grekë kanë tentuar të sulmojnë avionët luftarakë turq gjatë një stërvitjeje të nivelit taktik në Egje.

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë tha se avionët grekë F-16 tentuan të sulmojnë avionët e zbulimit AVACS të NATO-s dhe dy avionë turq F-16 që merrnin pjesë në stërvitjen Nexus Ace më 24 gusht. Sipas akuzave të Ankarasë, pilotët grekë e vendosën avionin turk nën bllokimin e radarit. Greqia mohoi akuza të ngjashme të bëra nga Ministria turke e Mbrojtjes dy ditë më parë.

You may also like