Sërish ndërprerje energjie në Zaporizhia, impianti po përdor gjeneratorët për naftë

by admin
Spread the love

Shefi i mbikëqyrjes atomike të OKB-së, Rafael Grossi tha se linja e sapo rregulluar, u ndërpre për të dytën herë brenda pesë ditësh.

“Ekipi ynë në centralin bërthamor Zaporizhzhya më informoi këtë mëngjes se termocentrali ka humbur të gjithë fuqinë e tij të jashtme për herën e dytë në pesë ditë”, deklaroi Grossi në Twitter.

Njëkohësisht ai bëri sërish thirrje për një zonë mbrojtëse rreth termocentralit për të parandaluar granatimet pranë objektit.

Centrali më i madh bërthamor i Evropës ka qenë nën kontrollin rus që nga marsi dhe ndodhet pranë vijës së parë të luftës në territorin që Presidenti Vladimir Putin ka thënë se është aneksuar nga Rusia.

You may also like