Sërish kampion i Anglisë me City, Guardiola feston trofeun e 32-të në karrierë

by admin
Spread the love

Nga 8 kampionatet që ka fituar në të gjithë historinë e tij  Manchester City, 4 prej tyre janë fituar nën drejtimin e trajnerit Pep Guardiola.

Arkitekti spanjoll feston sot trofeun e 32-të në karrierën e tij të pasur si trajner. Guardiola ka fituar 3 kampionate spanjolle, 2 Kupa të Spanjës dhe tre Superkupa të Spanjës me Barcelonën.

Tekniku ka fituar 3 kampionate gjermane dhe 2 Kupa të Gjermanisë me Bayernin e Mynihut, ndërsa në Angli ka fituar 4 kampionate, 4 Kupa të Ligës, 1 Kupë të Anglisë dhe 2 Superkupa.

Guardiola ka fituar edhe 2 Champions League, 3 Botëror Klubesh dhe 3 Superkupa të Europës. / Oversport.tv

Foto: Manchester City Twitter

You may also like