Serie A në Oversport: Milani kërkon konfirmimin në krye, Interi të rigjejë fitoren

by admin
Spread the love

Serie A do të luaj sot dy ndeshjet e para të javës së 27. Do të jenë dy ekipet e kreut Interi dhe Milani që do të zbresin në fushë me objektivin e qartë, vendin e parë në klasifikim.

Topi i parë i kësaj jave do të shkelmohet në ndeshjen Milan-Udinese që do të startojë në orën 18:45. Barazimi ndaj vendit të fundit, Salernitanës në ndeshjen e kaluar ka lënë një shije të keqe në kampin kuqezi dhe Pioli kërkon që skuadra të reagojë sa më parë.

Milano do ta luajë këtë sfidë pa Ismael Bennacer në mesfushë për shkak se ka arritur limitin e kartonëve të verdhë, ndërsa Ibrahimovic duket se nuk ia ka dalë të rikuperohet në kohë për këtë takim.

Nga ana tjetër, Udinese është në kërkim të pikëve pasi rrezikon të zbresë në zonën e ftohtë dhe do të përpiqet deri në fund të surprizojë Milanin në San Siro.

Formacionet e mundshme

MILAN (4-2-3-1): Maignan; Calabria, Tomori, Romagnoli, Hernandez; Kessié, Tonali; Messias, Brahim Diaz, Leao; Giroud

UDINESE (3-5-2): Silvestri; Becao, Marì, Zeegelaar; Molina, Pereyra, Ëalace, Arslan, Udogie; Deulofeu, Beto

Ndehsja tjetër do të luhet në orën 21:00 midis Genoas dhe Interit. Zikaltrit tashmë po konsiderohen në krizë nga mediat italiane dhe është pikërisht kjo gjë që Simone Inzaghi do të shmang. Për rrjedhojë, zikaltrit janë të detyruar të fitojnë jo vetëm për të mbajtur kontaktet me kreun, por edhe për të tejkaluar momentin negativ që janë duke kaluar.

Për Inzaghin do të ketë dy rikthime shumë të rëndësishme në formacion ku mbrojtësi Bastoni dhe Marcelo Brozovic i përfunduan dënimet e tyre. Për sa i përket sulmit që është kthyer në një problem për Interin, Inzaghi pritet të konfirmojë dyshen Lautaro-Dzeko.

Nga ana tjetër, Genoa ka katër barazime në katër sfidat e fundit nën drejtimin e Blessin i cili është ende në kërkim të fitores së parë në Serie A. Edhe pse ndodhen në vendin e parafunit, Genoa ende shpreson dhe një surprizë e bukur ndaj Interit do t’i jepte më shumë besim lojtarëve në luftën për mbijetesë.

Formacionet e mundshme

GENOA (4-2-3-1): Sirigu; Hefti, Maksimovic, Vasquez, Cambiaso; Sturaro, Badelj; Rovella, Ekuban, Gudmundsson, Destro

INTER (3-5-2): Handanovic; Skriniar, de Vrij, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Dzeko, Lautaro

/oversport.tv

You may also like