Serie A në Oversport/ Java e tretë starton me dy takime, Lazio-Inter supersfida e ditës

by admin
Spread the love

Eventet nuk kanë të ndalur në Oversport dhe Tibo. Ditën e sotme do të startojë java e tretë e Serie A ku do të luhen dy ndeshje, ndërsa ajo që spikat më shumë është supersfida midis Lazios dhe Interit.

Megjithatë java do të startojë me sfidën Monza-Udinese në orën 18:30. Ekipi i Berlusconin nuk ka arritur dot të gjejë pikët e para në këtë debutim në Serie A dhe kërkon që ta bëjë këtë gjë përballë Udineses.

Nga ana tjetër Udinese ka vetëm një pikë në dy javë dhe nuk e nënvlerëson në asnjë rast kundërshtarin. Kështu na pret një duel i luftuar fortë.

Ndërkohë që supersfida e ditës do të startojë në orën 20:45. Interi do të udhëtojë në “Olimpico” ku do të përballet me Lazion që në këtë fillim sezoni ka treguar se është një ekip më i balancuar.

Zikaltrit kërkojnë të konfirmojnë se janë pretendent për titull dhe një fitore përballë Lazios do të ngrinte shumë moralin. Po për moral, por jo vetëm, do të kërkojë fitoren ekipi i Sarrit që mund të tregonte kështu forcën që ka për vazhdimin e sezonit. /oversport.tv

You may also like