Serie A në Oversport, e prapambetura Salernitana-Venezia merr skenën

by admin
Spread the love

E prapambetura e fundit e Serie A, Salernitana-Venezia, e projektuar të zhvillohej së bashku me duelet e tjera të javës së 20-të, do të luhet sot nga ora 18:00.

Ky duel do të transmetohet për Shqipërinë e Kosovën në kanalet Oversport përmes Tibo. Vendasit kanë mundësinë më të mirë për të dalë nga zona e rënies.

Salernitana në katër ndeshjet e fundit ka marrë 10 pikë dhe tani tenton një tjetër fitore, që do ngjiste mbi Cagliarin me një pikë më shumë.

Gjithsesi Venezia nuk duhet nënvlerësuar, pasi edhe ajo do të bëjë përpjekjen e fundit për të shpresuar në qëndrimin në Serie A. Më poshtë ju sjellim edhe formacionet e mundshme:

Salernitana (3-5-2): Sepe; Gyomber, Fazio, Gagliolo; Mazzocchi, L. Coulibaly, Bohinen, Ederson, Zortea; Verdi, Djuric. All. Nicola.

Venezia (3-5-2): Mäenpää; Ampadu, Caldara, Ceccaroni; Mateju, Crnigoj, Vacca, Cuisance, Haps; Aramu, Henry. All. Soncin.

/ oversport.tv

Foto: U.S. Salernitana 1919, Facebook

You may also like