Serie A me 4 sfida sot në Oversport, vendoset ekipi i fundit që shkon në Europë

by admin
Spread the love

Pas fitores së Romës dje ndaj Torinos ka mbetur vetëm një vend që të çon në kupat europiane nga Serie A. Kështu, me dy ekipet kryeqytetase tashmë të kualifikuara për në Europa League, mbetet të zbulohet vetëm se cili ekip italian do të shkojë në Conference League.

Në garë janë dy, Atalanta dhe Fiorentina dhe të dyja do të zbresin në fushë mbrëmjen e sotme. Por përpara këtyre ndeshjeve, do të jetë sfida Genoa-Bologna që do të nisë përballjet e kësaj dite. Ndeshja do të luhet në orën 17:15 me Genoan që ka rënë nga kategoria, ndërsa Bologna nuk po lufton për asnjë gjë.

Formacionet e mundshme

Genoa, 4-2-3-1: Sirigu; Hefti, Ostigard, Vasquez, Criscito; Galdames, Hernani; Amiri, Melegoni, Portanova; Destro.

Bologna, 3-5-2: Bardi; Bonifazi, Binks, Theate; Kasius, Svanberg, Schouten, Dominguez, Dijks; Orsolini, Arnautovic.

Më pas ekipin që do të shkojë në Conference League do ta zbulojmë në orën 20:45 ku do të startojnë tre sfida të tjera. Fiorentina do të përballet në shtëpi me Juventusin dhe një fitore ndaj bardhezinjve do t’i kualifikonte automatikisht në Conference League pa patur nevojë të shihet rezultati i Atalantës.

Formacionet e mundshme

Fiorentina, 4-3-3: Terracciano; Venuti, Milenkovic, Igor, Biraghi; Bonaventura, Torreira, Duncan; Ikoné, Cabral, Gonzalez.

Juventus, 3-5-2: Perin; De Ligt, Bonucci, Chiellini; Cuadrado, Locatelli, Miretti, Rabiot, Pellegrini; Dybala, Kean.

Këta të fundit do të përballen në shtëpi me Empolin. Në fushë në këtë ndeshje pritet të zbresin tre shqiptarë që nga minuta e parë. Gjimshiti për Atalantën dhe Asllani e Bajrami për Empolin. Atalanta e ka një sfidë të lehtë në letër dhe po shpreson që Juventusi të arrijë të marrë pikë në Firence.

Formacionet e mundshme

Atalanta, 3-4-1-2: Musso; Djimsiti, Demiral, Palomino; Hateboer, De Roon, Freuler, Zappacosta; Pasalic; Zapata, Boga.

Empoli, 4-3-1-2: Vicario; Stojanovic, Romagnoli, Luperto, Parisi; Zurkowski, Asllani, Bandinelli; Bajrami; Cutrone, La Mantia.

Sfida tjetër është ajo midis Lazios dhe Veronës. Ekipi i Sarrit e ka siguruar Europa League për sezonin tjetër dhe luan për të përfunduar kompeticionin dhe për të përshëndetur për herë të fundit në këtë sezon tifozët. Pa objektiva nga ana tjetër edhe Hellas Verona që në Romë po shkon për t’u argëtuar.

Formacionet e mundshme

Lazio, 4-3-3: Strakosha; Lazzari, Acerbi, Radu, Marusic; Milinkovic-Savic, Lucas Leiva, Basic; Pedro, Felipe Anderson, Zaccagni.

Verona, 3-4-2-1: Montipò; Casale, Ceccherini, Sutalo; Faraoni, Ilic, Tameze, Lazovic; Caprari, Lasagna; Simeone.

/oversport.tv

You may also like