Serie A dhuron shfaqen e fundit të vitit, e diela e supersfidave në Oversport dhe Tibo

by admin
Spread the love

Serie A zbret në fushë për herë të fundit këtë vit (për shkak të Kupës së Botës) këtë të dielë në Oversport dhe Tibo. Shfaqja e fundit e kampionatit italian rezervon disa superndeshje për shikuesit e Oversport dhe Tibo.

E diela nis menjëherë me një superndeshje. Në 12:30 Atalanta do të masë forcat me Interin në Bregamo. Vendasit synojnë të lënë pas krahëve rezultatet zhgënjyese të javëve të fundit, ndërsa miqtë një tjetër sukses që ti afrohen zonës Champions.

Formacionet e mundhshme Atalanta-Inter

Në orën 15:00 do të luhen 3 takime, ky spikat përballja mes Romës dhe Torinos. Në orën 18:00 luhet një tjetër ndeshje e madhe. Milani kërkon të rikthehet te fitorja, duke synuar maksimumin e pikëve përballë Fiorentinës në “San Siro”.

Formacionet e mundshme Milan-Fiorentina

Në mbrëmje në Torino zhvillohet supersfida e kësaj jave të Serie A, përballja Juventus-Lazio. Bardhezinjtë në formë të shkëlqyer kërkojnë fitoren e radhës përballë Lazios, që ti rrëmbejnë vendin në klasifikim. Edhe miqtë nga kryeqyteti janë në formë dhe synojnë një tjetër rezultat pozitiv në transfertën e sotme në Torino. / Oversport.tv

Formacionet e mundshme Juventus-Lazio

You may also like