Serbia si Rusia, Kosova si Ukraina… – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për gazetën italiane La Repubblica, ka folur për rrezikun e një konflikti të ri me Serbinë, pasi masat e reciprocitetit është dashur të pezullohen për 30 ditë.

Ai beson se konflikti me Serbinë është i mundur, pasi bota e pa se çfarë bëri Rusia me Ukrainën.

Rreziku i një konflikti të ri ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i lartë. Do të isha i papërgjegjshëm nëse do të thoja ndryshe”, tha Kurti.

Por kryeministri kosovar nuk beson se një gjë e tillë do të ndodhë për shkak të kontingjentit të forcave të NATO-s që ndodhen në Kosovë.

“Megjithatë, ne jemi një demokraci në kufi me autokracinë. Rezultati i idesë fashiste të pansllavizmit që ka Kremlini, e para ishte Ukraina. Nëse do të ketë një episod të dytë, do të lindin probleme në Transnistria dhe atëherë ka gjasa që të zhvillohet një luftë në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në Kosovë”, tha Kurti.

Ai theksoi se presidenti serb Aleksandar Vuçiç takohet me presidentin rus Vladimir Putin mesatarisht dy herë në vit dhe se kjo “nuk është normale”.

“Vitin e kaluar ata planifikuan 91 stërvitje të përbashkëta ushtarake dhe kryen 104. Dy më të rëndësishmet quhen ‘Mburoja sllave’ dhe ‘Vëllazëria sllave’. Serbia ka ngritur 48 baza operative ushtarake që nga gushti i vitit 2001”, tha kryeministri i Kosovës, duke u pyetur nëse Serbia po paralajmëron për një konflikt të mundshëm në këtë mënyrë.

Por në komentet e tij ai nuk përmendi faktorin Turqi, si garanci reale që mos ndizet Ballkani. Turqia ka nën kontroll Serbinë, si dhe vijon të mbajë marrëdhënie të ngushta me Rusinë, megjithëse armiq historikë, duke bërë që kenë një pakt mossulmimi të njëra-tjetrës dhe në zonat e influencës. Në këtë pikë, Kosova e Bosnjë janë në mbrojtje direkt turke. /tesheshi.com/

You may also like