“Serbia kundër dhunës”, nuk ndalen protestat në Serbi kundër Vuçiç-it

by admin
Spread the love

Mijëra qytetarë u mblodhën në raundin e nëntë të protestave në Serbi, teksa kanë kërkuar që presidenti Aleksandar Vuçiç të largohet nga qeveria.

“Serbia kundër dhunës” ishte motoja kryesore e protestave në Beograd dhe nga para Kuvendit.

Qytetarët u mblodhën para ndërtesës së Kuvendit ku i pritën studentët me duartrokitje të forta, më pas kanë marshuar në rrugë me pankarta në duar.

Protestat civile “Serbia kundër dhunës” vazhduan që ditën e djeshme me bllokimin e rrugëve në Beograd, ndërsa tubime u mbajtën edhe në shtatë qytete të tjera anembanë Serbisë.

Përfaqësuesit e opozitës kanë theksuar se qëllimi i bllokadës është një paralajmërim se kërkesat e qytetarëve të protestës duhet të plotësohen.

Demonstruesit kërkojnë largimin e ministrit të Punëve të Brendshme dhe kreut të Agjencisë së Sigurisë-Informacionit dhe disa drejtues të tjerë.

Lista e kërkesave përfshin mbylljen e tabloideve pro-qeveritare që propagandojnë dhe nxisin dhunën, urrejtjen dhe imoralitetin, njëkohësisht anulimin e programeve të realitetit që promovojnë dhunën.

 


Top Channel

You may also like