Serbia është i vetmi vend në botë ku zhvillohen mitingje masive në mbështetje të Rusisë

by admin
Spread the love

Derisa në gjithë botën, madje përfshirë edhe qendrat më të mëdha urbane në Rusi, po protestohet kundër agresionit të Putinit ndaj Ukrainës, serbët në Serbi, por edhe në Mal të Zi, po protestojnë në mbështetje të Putinit.

Disa qindra serbë, kanë mbushur rrugët qendrore të Beogradit, duke protestuar, siç raportojnë mediat serbe, në mbështetje të popullit rus.

Përpara monumentit të Car Nikolait në rrugën Mbreti Milan në Beograd, filloi një “protestë në mbështetje të popullit rus”, e organizuar nga disa grupe të krahut të djathtë. Më pas ata u drejtuan për në ambasadën ruse dhe tani janë përballë tempullit të Shën Savës, raportonte gazeta serbe Blic.

Në protestë në afërsi të Presidencës së Serbisë u mblodhën një numër i madh i qytetarëve, kështu që rruga e Mbretit Milan u mbyll për qarkullim dhe tani siç raportojnë gazetarët e “Blic” nga vendi i ngjarjes, rruga “Deligradska”.

Të mbledhurit po këndojnë mesazhe mbështetjeje për Rusinë, e cila filloi një pushtim ushtarak të Ukrainës, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

Protesta të ngjashme, në mbështetje të agresionit rus, po mbahen edhe në Mal të Zi. Sipas mediave lokale atje, qindra qytetarë u mblodhën në qendër të Bijelo Polje për të dërguar një mesazh mbështetjeje për Rusinë.

Po sipas mediave atje, qytetarët e mbledhur mbanin flamujt e Rusisë dhe Serbisë.

Qytetarët e mbledhur brohorisnin “Rusi, Rusi”, Krimea është Kosovë, “Kosova është Serbi”.

 

You may also like