Serbia, e “pushtuar” nga sirianë, afganë e ukrainas – Shqip

by admin
Spread the love

Komisionerja për Refugjatët dhe Migracionin e Serbisë, Natasha Stanisaljeviç, tha se që nga fillimi i këtij viti në qendrat e pritjes dhe azilit janë regjistruar më shumë se 95 mijë emigrantë, ndërsa gjatë vitit 2021 kanë qenë 68308.

“Aktualisht janë 5,241 migrantë që qëndrojnë në qendrat e lartpërmendura dhe ne vlerësojmë se janë rreth 2,500 të tjerë jashtë tyre”, tha Stanisavljeviç për gazetën Politika, transmeton Beta.

Ajo saktësoi se shumica e emigrantëve vijnë nga Afganistani dhe Siria – përkatësisht 34,82 dhe 34,50 për qind, ndërsa pakistanezët janë në vendin e tretë me 4,35 për qind.

Mijëra refugjatë nga Ukraina

Siç tha ajo, Qendra e Azilit në Vranjë është e destinuar ekskluzivisht për strehimin e refugjatëve nga Ukraina.

“Aktualisht në objektin në Vranjë janë 76 prej tyre, prej tyre 20 janë fëmijë të moshës shkollore, të cilët vijojnë mësimin rregullisht nga 1 shtatori”, tha Stanisavljeviç.

Gjithashtu, tha ajo, komisariati ndihmon rreth 3500 refugjatë nga Ukraina që ndodhen në strehim privat.

“Nga fillimi i luftës e deri më tani, 117,637 ukrainas kanë kaluar nëpër Serbi në rrugën e tyre për në destinacione të tjera”, tha Stanisavljeviç. /tesheshi.com/

You may also like