SERBI – Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare dhe lokale më 17 dhjetor

by admin
Spread the love

BEOGRAD, 1 nëntor /ATSH/ – Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe kryetari i parlamentit, Vladimir Orliç njoftuan sot shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare dhe zgjedhjet lokale në disa qytete dhe komuna, përfshirë Beogradin.

Zgjedhjet do të zhvillohen më 17 dhjetor 2023.

Gjatë një fjalimi të shkurtër, Vuçiç u uroi qytetarëve zgjedhje të mbara.

”Ne po jetojmë në kohë të vështira për gjithë botën, në kohën e ndryshimeve globale dhe në të cilën është e nevojshme që të gjithë të jenë të bashkuar për të luftuar në ruajtjen e interesave kombëtare dhe shtetërore”, deklaroi ai.

”Fushata është një mundësi për të shpalosur ide të ndryshme në mënyrë të civilizuar, për të prezantuar programe, politika që duhet të zbatohen, por të cilat kurrë nuk duhet të kërcënojnë interesat vitale shtetërore dhe kombëtare”, shtoi Vuçiç.

Më 30 tetor, qeveria serbe i propozoi Vuçiçit shpërndarjen e parlamentit./ (REL) a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like