SERBI – Fillojnë zgjedhjet e parakohshme parlamentare

by admin
Spread the love

BEOGRAD, 17 dhjetor /ATSH-AFP-ANSA/ – Votuesit serbë u thirrën sërish sot në kutitë e votimit  për të zgjedhur parlamentin e tyre, më pak se 18 muaj pas zgjedhjeve të fundit legjislative.

Mes dy zgjedhjeve, vendi përjetoi një inflacion rekord dhe demonstrata masive kundër dhunës, të cilat u kthyen në një lëvizje opozitare.

Ditët e fundit, presidenti Aleksandar Vuçiç, është shfaqur pothuajse çdo ditë në televizion për të bërë thirrje për vota për Partinë Progresive Serbe, SNS, e djathta nacionaliste.

Përballë tij, një koalicion i ri, i lindur nga demonstratat masive kundër dhunës që tronditën vendin në maj, pas vdekjes së 19 personave pas hapjes zjarr gjatë dy incidenteve, përfshirë një në një shkollë fillore.

Të bashkuara nën flamurin “Serbia kundër dhunës”, partitë e koalicionit bënë fushatë për “një jetë pa frikë nga të fuqishmit”, një shoqëri paqësore dhe një përmirësim të situatës ekonomike.

Inflacioni e ka goditur rëndë vendin, një nga më të varfrit në kontinentin evropian, që ka prekur veçanërisht ushqimin.

Norma vjetore e inflacionit kaloi 15% në pranverë, përpara se të zbriste në 8% në nëntor.

Presidenti bëri fushatë edhe për luftën kundër inflacionit dhe premtoi në vitet e ardhshme rritje të pagës mesatare në 1 400 euro dhe rritje të pensioneve në 650 euro.

Në shtator, paga mesatare në vend ishte 560 euro.

Opozita ka vënë në dukje rreziqet e parregullsive apo mashtrimeve zgjedhore.

Sondazhet e fundit i japin SNS-së shumicën e votave, nga 40-45% të tyre.

Qendrat e votimit u hapën në orën 06:00 GMT.

Mbi 5 500 vëzhgues nga organizata të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare janë të pranishëm për të monitoruar votimin, përfshirë 250 të dërguar nga OSBE.

Më shumë se 8 200 qendra votimi do të mbyllen në orën 19:00 GMT dhe rezultatet e para të pjesshme priten pas orës 21:00./ a.jor.

The post SERBI – Fillojnë zgjedhjet e parakohshme parlamentare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

You may also like