Serbët I Vranë Gruan Dhe 7 Fëmijë, Ish-Ushtari I UÇK Bëhet Me Binjakë Pas 20 Vitesh

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Serbët i vranë gruan dhe 7 fëmijë, ish-ushtari i UÇK bëhet me binjakë pas 20 vitesh.

Në çdo nëntor, në ditën e flamurit kombëtar, Isak Asllani nga fshati Rrancë i Komunës së Shtimes, veteran dhe invalid i luftës së UÇK-së, merr rrugën që çon tek varrezat. Por aty nuk janë varrezat e fshatit ashtu siç rëndom i hasim gjithandej e ku njerëz të ndryshëm shkojnë e ndajnë dhimbjen për humbjen e më të dashurve të tyre.

Këto janë varret e nënës, gruas dhe shtatë fëmijëve të Isakut të cilët bashkë me mbesën dhe gruan e vëllait, u v ranë para 20 vitesh nga forcat serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë. Këtu s’ke se si ta ndash dhimbjen, ajo vjen si një uragan dhe përplaset furishëm në shpirtin dhe zemrën e Isakut duke e dërmuar atë që prej 2 dekadash. Teksa me radhë i zbulon nga bora emrat e fëmijëve në varr, Isaku mundohet që përmes prekjes së shkronjave ta ledhatoj fytyrën e djalit Burimit që atë botë ishte vetëm 13 vjeç, pastaj Lumnijes, Ejupit, Luljetës, Shpendit, Xhaferit dhe Antigonës së vogël që sapo kishte mbushë 1 vit, kur u vra nga forcat serbe.

Sot kur kanë kaluar pothuajse 20 vjet nga kjo tragjedi njerëzore, Isaku mbledh veten dhe gjënë forcë për të folur për Indeksonline. Ai tregon për çastet e tmerrit që kishte përjetuar.

You may also like