Senegali kurorëzohet mbreti i Afrikës, Mane mposht në finale Salah

by admin
Spread the love

Mbreti i Afrikës është Senegali. Mane mposhti shokun e tij të ekipit te Liverpool Salah, pas penalltive. Ndeshja përfundoi me rezultatin 0-0 ndërkohë që në penallti Senegali u tregua më i saktë se Egjipti duke ngritur kështu edhe trofeun për herë të parë në qiell.

Gjatë 90 minutave Senegali ishte më kërkues për të zhbllokuar rezultatin. Megjithatë, në minutën e shtatë, ai zhgënjeu nga pika e bardhë e penalltisë pasi nuk arriti dot të realizonte golin që do të çonte Senegalin në avantazh.

Kështu vazhdoi edhe pjesa tjetër e lojës me Senegalin që kërkoi vazhdimisht të gjente rrugën e rrjetës. Nga ana tjetër, Egjipti qëndroi më i tërhequr pa dashur të hynte shumë në aventurë. Megjithatë, Salah dhe shokët e tjerë të ekipit ia dolën të rrezikon disa herë, por Mendy ishte i pamposhtur.

Kështu, 90 minutat e rregullta përfunduan me rrjeta të parpekura dhe ekipet shkuan në shtesa. Por edhe në dy pjesët e shtuara, nuk pati fitues. Asnjë nga ekipet nuk arriti dot të çonte sërish topin në rrjetë.

Kështu, u nevojit “ruleta ruse” për të caktuar fituesin. Nga penalltitë u treguan më të saktë lojtarët e Senegalit që realizuan 4 gola në raport me 2 që u shënuan nga shokët e skuadrës së Salah.

Kështu, Senegali mposht Egjiptin në finalen e Kupës së Afrikës dhe kurorëzohen si mbreti i atij kontinenti. Ky është trofeu i parë për Senegalin ndërkohë që Egjipti e ka fituar trofeun shtatë herë. /oversport.tv

KUPA E AFRIKËS – FINALE
Senegal-Egjipt 0-0 (4-2) pas penalltive

You may also like