Semi i dedikoi këngë historisë së saj dhe Donaldit, reagon Bora: Të lutem shumë…

by admin
Spread the love

Dy këngët e Semit “Mos u kthe” dhe “Ani” janë komentuar si dedikim i historisë së Borës me Donaldin dhe më në fund kemi një reagim edhe nga vetë moderatorja.

Bora ka publikuar në rrjete sociale një video të Semit ku po diskutojnë për këngët dhe moderatorja thekson se këngët janë të Semit, por ndryshe mendon këngëtarja.

Bora: Kur do dalë?

Semi: Pasnesër, po prit se kemi “Ani-n” një herë. I kemi të dyja.

Bora: Hë se keqkuptohet, nuk e kemi të dyja, ne të dyja, janë dy këngë.

Semi: Po kemi dy këngë

Bora: Ke, jo kemi, të lutem shumë

Semi: Dhe ti i ke, kur janë të mijat janë dhe tuat, forever and ever!

“Semi KA dy këngë”, ka shkruar Bora dhe foljen “ka” e ka shkruar me shkronja të mëdha për të qartësuar se këngët janë të Semit.

You may also like