Semi dhe Iva Tiço përballen në “Fun Club” për raportin Bora-Donald-Semi

by admin
Spread the love

Semi doli për herë të parë në “Big Brother VIP Fan Club” dhe tregoi gjithçka për qëndrimin e saj në shtëpinë me të vëzhguar. Përballja e saj me Iva Tiçon, opinionisten e programit mori një vëmendje të veçantë nisur nga një koment që gazetarja e njohur ka bërë më herët lidhur me raportin Bora-Donald-Semi. Gazetarja ka thënë se në dijenë e saj (lajm që qarkullon akoma online), në të kaluarën, Semi ishte lidhur me ish-të dashurin e Borës gjë që mund ta bënte prap.

Para se Semi t’i drejtohet Ivës dhe t’i fliste për gjithë ndjesitë e saj lidhur me këtë deklaratë, gazetarja sqaroi se si rrallëherë në karrierën e saj ka kërkuar falje publike për atë që ka thënë, por gjithashtu ka thënë që nuk besonte se kishte diçka mes Semit dhe Donaldit.

Semi pranoi se familja e saj dhe vetë ajo janë prekur shumë nga deklarata e Ivës.

Gjithashtu sqaroi se rasti i përmendur ka qenë për kohën kur ajo ka qenë adoleshente, madje kur ajo dhe Bora nuk ishin njerëz publikë. Por dashuria e saj e parë ka qenë Bojkeni, ndaj i bie që kjo të kishte ndodhur kur ishte 12-13 vjeç, gjë që sipas këngëtares nuk është e vërtetë./revistawho.com

 

You may also like