Selmanaj: Kurti me marrëveshjen e Ohrit ka shkelur çdo vijë të kuqe

by admin
Spread the love

Deputeti i LDK-së Driton Selmanaj, e ka kritikuar kryeministrin e vendit Albin Kurti për ndërrim qëndrimesh.

Madje ai ka theksuar se në takimin e 2 majit me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, Kurti mund t’i sjell Kosovës dhe ato dëme që sipas tij do të jenë një trashëgimi e rëndë.

“Fatkeqësisht me marrëveshjen e Ohrit Kurti ka shkelur çdo vij të kuqe që shteti i Kosovës dhe e them institucionet e Kosovës kanë vendosur tash e shumë vite. Me marrëveshjen e Ohrit kem bindjen që është tejkaluar edhe Asociacioni madje edhe shumë çështje të tjera. Në këtë kontekstin asgjë pozitive nuk presim nga ky kryeministër më. Ajo çka presim ne është, ose kemi frikë nga sjella e tij e papërgjegjshëm sepse dëmet që do të ia sjell Kosovës në raport me Serbinë duket që do të jenë një trashëgimi e rëndë për secili që jeton në Kosovë”, u shpreh Selmanaj për EO.

Ai tha se nga takimi i dy majit i paraparë që të zhvillohet në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nuk mund të ketë asgjë pozitive, duke shtuar se Kurti mund edhe t’i tejkalojë marrëveshjet paraprake duke bërë tolerime.

“Prandaj asgjë pozitive nuk pres nga takimet e tilla, përkundrazi i pres më shumë frikë dhe më shumë shqetësim lidhur me atë se çka mund të na sjellë, me marrëveshjen e Ohrit ky na ka treguar që ky është në gjendje që gjithçka të pranoj, fatkeqësisht gjithçka të pranoj, madje të tejkaloj edhe ato marrëveshje të cilat janë arritur dikur ndërmjet shtetit të Kosovës dhe Serbisë”, tha ai.

You may also like