Sekuestrohen makineri të rënda që dëmtonin shtratin e Drinit të Bardhë (FOTO)

by admin
Spread the love

Policia e ka ndaluar punën e makinerive të rënda që po nxirrnin zhavorr, duke e dëmtuar kështu shtratin e lumit “Drini i Bardhë”.

Njësia për Hetimin e Krimeve Mjedisore, më 18 korrik, kishte pranuar informatë se në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit, në një lokacion afër lumit Drini i Bardhë, një kompani është duke nxjerrë zhavorr në mënyrë ilegale.

Kjo njësi bashkë me inspektorë të agjencisë kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë ndaluar punën e ekskavatorit dhe kamionit, të cilët po nxirrnin zhavorr.

Mjetet e rënda janë sekuestruar deri në një vendim tjetër, derisa në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë është iniciuar rasti “Ndotja, Degradimi ose Shkatërrimi i Mjedisit”.

 

 

 

You may also like