Sekretarja e Ushtrisë Amerikane thirrje Kongresit për më shumë fonde për Izraelin! Biden takim me ekipin e sigurisë kombëtare

by admin
Spread the love

Sekretarja e Ushtrisë Amerikane, Christine Wormuth ka deklaruar se do të nevojiteshin fonde shtesë nga Kongresi me qëllim që Departamenti i Mbrojtjes t’i ofrojë municione Izraelit, krahas mbështetjes së ofruar nga SHBA për Ukrainën në konfliktin e saj me Rusinë.

“Për të qenë në gjendje të rrisim kapacitetin tonë… për të zgjeruar prodhimin, dhe më pas për të paguar edhe vetë municionet, ne kemi nevojë për mbështetje shtesë nga Kongresi”, tha Wormuth gjatë një paneli diskutimi në takimin vjetor të Shoqatës së Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara.

Zyrtarët e administratës Biden kanë thënë se nuk e kanë të qartë se çfarë mund të miratojë Kongresi për sa i përket mbështetjes për Izraelin pa një kryetar të Dhomës së Përfaqësuesve.

Wormuth nuk do të thoshte nëse SHBA do t’i siguronte Izraelit sisteme shtesë Iron Dome. Por ajo priste që SHBA-ja “të ecte përpara në mbështetjen që do t’i ofronte Izraelit” në të njëjtën mënyrë si ka bërë për Ukrainën.

“Ne jemi padyshim në fazën e hershme të procesit të vlerësimit të aftësisë sonë për të mbështetur atë që i nevojitet IDF-së, dhe ashtu siç kemi me Ukrainën, ne do të peshojmë padyshim ndikimet e kërkesave në gatishmërinë tonë,” tha Wormuth.

Presidenti i SHBA, Joe Biden u takua mëngjesin e së hënës me zyrtarë të administratës për përditësime mbi situatën në Izrael, tha Shtëpia e Bardhë, duke përfshirë Sekretarin e Shtetit Antony Blinken, Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan, Zëvendës Këshilltarin kryesor për Sigurinë Kombëtare Jon Finer, Këshilltaren e Sigurisë Kombëtare Liz Sherwood- Randall dhe shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, Jeff Zients.

“Ai udhëzoi ekipin që të ndjekë koordinimin me Izraelin për të gjitha aspektet e krizës dhe të vazhdojë punën e tyre me partnerët rajonalë për të paralajmëruar këdo që mund të kërkojë të përfitojë në këtë situatë”, shkroi Shtëpia e Bardhë në një deklaratë. “Këtë pasdite, Presidenti Biden do të flasë me disa nga aleatët tanë të ngushtë për zhvillimet e fundit në Izrael dhe ne do të kemi më shumë për të ndarë së shpejti.”


Top Channel

You may also like