Sekretari i PD Elbasan lexon 272 emrat e delegatëve: Kanë firmosur të gjithë me vullnet të lirë, për Kuvendin e 11 Dhjetorit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Dega e Partisë Demokratike e Elbasanit, ka bërë transparente sot përpara selisë së PD-së, emrat e 272 delegatëve të saj, që kanë firmosur për mbledhjen e Kuvendit më 11 Dhjetor. Ata përfaqësojnë 67% të delegatëve të Elbasanit, nga 409 në total, sipas kreut të kësaj dege.

Emrat e tyre janë lexuar një për një publikisht para mediave për qëllim transparence. Kreu i degës së Elbasnait, deklaroi se delegatët “kanë firmosur me vullnet të plotë, me dëshirë dhe me bindje të plotë për të ndryshuar tashmë rrjedhën e Partisë Demokratike. Unë do t’ju citoj të gjithë emrat – tha ai, – 272 emra të delegatëve që kanë konfirmuar ardhjen në Kuvendin e datës 11 Dhjetor, nga 409 delegatë; e përkthyer ndryshe, 67% e delegatëve të Elbasanit do të jenë në Kuvendin e PD-së të thirrur nga ¼ e anëtarëve sipas statusit, për datën 11 Dhjetor”, shprehet ai.

You may also like