Sekretari i OKB-së thirrje Rusisë për pauzë humanitare 4-ditore për Javën e Shenjtë të Pashkës

by admin
Spread the love

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres i bëri thirrje Rusisë për një pauzë humanitare katër-ditore me rastin e javës së Madhe të Pshkës Ortodokse në Uklrainë, duke filluar nga e enjtja e Madhe deri të dielën e Pashkëve më 24 prill, sipas një deklarate.

“Apeli për pauzën humaniate do të lejojë hapjen e korridoreve humanitare”, tha Guterres.

“Në vend të festimit të ringjalljes, kjo Pashkë përkon me një ofensivë ruse në Ukrainën lindore,” shtoi ai.

“Java e Shenjtë po zhvillohet nën renë e një lufte që shkon totalisht kundër mesazhit të Pashkëvë”, tha sekretari I përgjthshëm i Kombeve të Bashkuara.

Një pauzë humanitare do të lejojë largimin e civilëve nga zonat e konfrontimit aktual, si dhe do të lejojë dërgimin e sigurt të “ndihmave humanitare shpëtimtare” për njerëzit në zonat e goditura rëndë duke përfshirë Mariupol, Kherson, Donetsk dhe Luhansk, tha Guterres.

“Kombet e Bashkuara janë të gatshme të dërgojnë autokolona me ndihma humanitare gjatë kësaj periudhe në këto lokacione. Ne po ua dorëzojmë palëve plane të detajuara”./abc/

Rruga Press

You may also like