Seferi: Telefonata e Chollet bërë Vuçiqit, shtytje për marrëveshje pa thellim të krizës (VIDEO)

by admin
Spread the love

Gazetari Idro Seferi ka thënë në prag të takimit në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë, se Beogradi zyrtar e paraqet kryeministrin Albin Kurti si person që zgjedh dhunën.

“Serbët presin që të ketë mundësi shtyrjeje të vendimit për reciprocitet dhe të diskutohet në mënyrë që të ketë progres sa i përket Asociacionit të Komunave Serbe. Beogradi e paraqet Kurtin si njeri që ka plane për dhunë që nuk dëshiron marrëveshje”, është shprehur Seferi për KlanKosova.

Ai ka theksuar se biseda  që Aleksandër Vuçiq e ka pasur me Derek Chollet, këshilltarin e Sekretarin të SHBA-së, Antony Blinken mund të jetë shtytje që në Bruksel më 18 gusht të ketë marrëveshje.

“Kjo mund të jetë indice për marrëveshje të re, pa ardhur deri të thellimi i krizës në veri”.

You may also like