Seancë konstituive e grupit punues për reforma zgjedhore

by admin
Spread the love

Në Klubin e deputetëve sot do të mbahet seancë konstituive e grupit punues për reforma zgjedhore, të formuar nga Ministria ne Drejtësisë, i cili duhet t’i implementojë rekomandiemt e OSBE/ODIHR, ndërsa paralelisht të punojë edhe për Kod të ri zgjedhor.

Kryetari i grupit punues, avokat dhe ish kryetar i Komisionit shtetëror të zgjedhjeve, Aleksandar Novakovski javën e kaluar për MIA-n deklaroi se prioritetet për punë duhet t’i konfirmojnë të gjithë anëtarët së bashku.

“Prioritetet që janë duhet t’i konfirmojmë të gjithë së bashku. Unë vetëm do ta udhëheq këtë grup punues, mendoj të punohet në mënyrë transparente, që të arrihen disa harmonizime të caktuara”, thotë mes tjerash Novakovski.

Nga Zyra e OSBE-së në Shkup në deklaratë me shkrim për MIA-n kanë shprehur kënaqësi që, siç thonë, duket se ka konsenzus mes të gjithë faktorëve poilitikë në vend për nevojën dhe gatishmërinë për përfshirjen e rekomandimeve teknike të OSBE/ODIHR-së.

Vërejtjet e OSBE/ODIHR-së janë edhe në Raportin e KE-së për përparimin e vendit.

Nga Ministria e Drejtësisë kumtuan se procesi i punës për reforma të legjislaturës zgjedhore është inkluziv dhe në të janë përfshirë përfaqësues të partive politike, organizata joqeveritare, sindikata, ministri dhe organe kompetente për zbatimin e procesit zgjedhor.

Në grupin punues ka përfaqësues nga LSDM-ja, BDI-ja, Aleanca për Shqiptarët, BESA, Alternativa, E Majta dhe Lidhja Demokratike.

 

You may also like