Seanca të dy komisioneve kuvendore

by admin
Spread the love




Në Kuvend sot seanca do të mbajnë komisionet për mbrojtje dhe siguri dhe për çështje evropiane.

Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbim në Armatë me procedurë të shkurtuar është pika e vetme e rendit të ditës të Komisionit për mbrojtje dhe siguri.

Anëtarët e Komisionit për Çështje Evropiane do të debatojnë për Projektligjin për mbrojtjen e konsumatorëve, me procedurë të shkurtuar, për projektligjet për zooteknikë, për inspektim financiar në sektorin publik, për kërkesat teknike për produktet dhe vlerësimin proporcionalitetit dhe për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për kontroll kufitar.

 


You may also like