Seanca e komisionit për Projektligjin për Tatimin e Solidaritetit do të vazhdojë nesër

by admin
Spread the love

Seanca e Komisionit për Çështje Evropiane kushtuar Projektligjit për tatimin e solidaritetit (me procedurë të shkurtuar) do të vazhdojë nesër. Deputetët e VMRO-DPMNE-së sot pasdite e kritikuan propozimin me mendimin se Qeveria nuk ka të drejtë të vendosë taksa të reja për kompanitë që luftojnë të punojnë me ndershmëri.

Deputetja Zhaklina Peshevska tha se që kompanitë të paguajnë në mënyrë solidare, Qeveria duhet të solidarizohet dhe jo siç tha ajo të “shpenzojë pa mëshirë”.

“Kjo është një zgjidhje e nxituar dhe e papërpunuar sa duhet, e pavend. Kompanitë më fitimprurëse do të ndëshkohen, ata janë biznesmenët që mbushin buxhetin. Qeveria duhet të fokusohet në luftën kundër ekonomisë gri, nga e cila mund të merren shumë më tepër mjete”, tha Peshevska.

Deklaratës së saj se askund në Evropë vendet nuk kanë vendosur taksë solidariteti ndaj kompanive që kanë pasur fitime, ministri i Financave Fatmir Besimi i është përgjigjur duke theksuar se ajo ekziston në Kroaci, Hungari, Bullgari, Spanjë dhe vende të tjera të BE-së, por edhe në Britaninë e Madhe, e cila nuk është anëtare e Unionit.

Ai theksoi se tri pikat e para të memorandumit që Qeveria duhet të nënshkruajë me Komisionin Evropian janë këto tri ligje të reformës tatimore (tatimi i solidaritetit, tatimi mbi vlerën e shtuar dhe tatimi mbi fitimin) dhe për këtë arsye janë duke u diskutuar në Komisionin për Çështje Evropiane.

Ministri tha se barra tatimore e obligacioneve në vendin tonë është rreth 8 për qind pas të gjitha taksave dhe se është ndër më të ulëtat në Evropë. Në vitet e krizës për shkak të pandemisë, Qeveria ndihmoi në ruajtjen e 80 mijë vendeve të punës me 150 milionë euro. Pothuajse dy miliardë euro në tre vjet u ndanë për masa kundër krizës në ndihmë të qytetarëve dhe kompanive ose 13-14 për qind e BPV-së, dhe këto, tha ai, janë shuma serioze.

Para fundit të seancës u ashpërsua polemika pasi deputetja Beti Stamenkovska i tha Besimit se po gënjen, ndërsa ai  u përgjigj se po e ofendon. Ajo tha se rregulloret e BE-së për të cilat ka folur lidhen me energjensat dhe energjinë elektrike.

“Dhe ju i referoheni tregjeve ushqimore. A do të vendoset solidariteti ndaj tyre? Nga ky ligj do të preken 6200 punonjës dhe familjet e tyre. Do të mbulohen edhe tregjet zinxhir ku qytetarët blejnë. A do të ndikojë në çmimet me pakicë të produkteve sepse do të jetë korrekte të rriten marzhet”, tha Stamenkovska.

Vazhdimi i seancës së Komisionit për Propozim-ligjin e tatimit të solidaritet (me procedurë të shkurtuar) do të vazhdojë nesër.

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like