“S’e braktis Atleticon”, lojtari i Kombëtares refuzon Conten dhe Tottenhamin

by admin
Spread the love

Atletico Madrid pagoi 35 milionë euro tek Udinese për kartonin e Rodrigo De Paul, por mesfushori argjentinas nuk ia ka dalë të sigurojë një post fiks titullari tek ekipi i Diego Simeones.

Gjithsesi, De Paul është i përqendruar vetëm tek Atletico. Mesfushori latin ka refuzuar çdo ofertë, përfshirë edhe atë të Contes për ta pasur tek ekipi londinez.

Shqip shkruan se viti i parë në La Liga nuk shkoi ashtu siç e kishte menduar, por lojtari potent beson se sezoni i ri do të jetë ndryshe. Duke luajtur mirë me Atleticon, De Paul shpreson të mbërrijë sa më në formë me Argjentinën e tij në Botërorin e Katarit.


Top Channel

You may also like