“Së bashku për drejtësinë e saj”, Dua Lipa i bashkohet fushatës sensibilizuese të Vasfije Krasniqit

by admin
Spread the love

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Vasfije Krasniqi Goodman, që disa ditë ka iniciuar fushatën me kërkesën për drejtësi për historinë e saj.

Deputetja që nga paraqitja e parë në politika, ka treguar se do të bëhet zëri i shumë grave që janë dhunuar gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Gjatë ditës së djeshme, ajo iu shpërndau kolegëve të saj në parlament pankartën me mbishkrimin “#rallyforherjustice (së bashku për drejtësinë e saj)”.

E që kjo pankartë ka arritur edhe në duart e këngëtares me famë botërore, Dua Lipës, e cila ka pozuar me të njëjtën pankartë.

Ishte vetë deputetja, ajo e cila ka publikuar një fotografi të këngëtares duke e falënderuar për mbështetjen e dhënë.

“Faleminderit Dua Lipa! Të dua”, ka shkruar deputetja e Kuvendit të Kosovës në mbishkrimin e fotografisë.


You may also like