Savic drejt largimit nga Lazio, nuk ka ende një marrëveshje për rinovimin

by admin
Spread the love

E ardhmja e Milinkovic-Savic te Lazio mbetet gjithmonë e më shumë një pikëpyetje e madhe. Shanset që mesfushori serb të rinovojë me bardhekaltrit janë ulur ndjeshëm dhe mundësia që ai të largohet nga kryeqyteti është e lartë.

Sipas asaj që raporton “Il Messaggero”, tratativat e fundit mes palëve nuk kanë shkuar si duhet. Hipoteza më konkrete për momentin qëndron ajo e shitjes së lojtarit në fundin e këtij sezoni, në mënyrë që mos ta humbasin më pas me parametër zero.

Kontrata aktuale e Sergej Milinkovic-Savic me Lazion skadon në vitin 2024. Një tjetër opsion është rinovimi me një klauzolë të ulët prej 40 milionë eurosh, në mënyrë që edhe lojtari të largohet në drejtim të një klubi të ri, por edhe Lazio të përfitojë nga shitja e lojtarit. /oversport.tv

You may also like