Sarri: Çdo gjë po shkonte kundër nesh, më pëlqeu loja e skuadrës

by admin
Spread the love

Maurizio Sarri është shfaqur i lumtur përpara kamerave pas fitores që Lazio e tij arriti me përmbysje përballë Bolognas. Teknikut italian i pëlqeu qasja që ekipi pati për lojën edhe pse në kushtet ku ekipi u gjend përmbysja ishte diçka e vështirë.

“Më pëlqeu atmosfera në Olimpico, por edhe loja dhe qasja që skuadra pati për ndeshjen. Mu duk si një ndeshje që do të na shkonte ters pasi çdo episod po shkonte kundër nesh. Megjithatë qëndruam në lojë dhe ia dolëm të përmbysim gjithçka.

Në 33 gradë, në sfidën e parë të kampionatit dhe me disa minuta në inferioritet numerik, nuk ishte e lehtë që të fitonim në fund.”

Ndërkohë që Sarri komentoi edhe për paraqitjen e Luis Alberto i cili është përfolur shumë për një largim të mundshëm. “Ishte shumë mirë, hyri në lojë për të bërë një punë që nuk i shkon shumë për shtat karakteristikave që ka. Megjithatë, Luis Alberto bëri mirë dhe jam i kënaqur nga ai”. /oversport.tv

You may also like