Saraji ndër komunat me borxhin më të madh

by admin
Spread the love

Disa nga komunat i kanë rritur, kurse disa të tjera i kanë zvogëluar borxhet në nivel vjetor. Në disa komuna, borxhet e Ndërmarrjeve Publike janë më të mëdha se borxhet e vetë komunës, shkruan analiza javore ekonomike e Portalb.mk. Në vazhdim janë dhënë komunat dhe shuma e borxheve të tyre:

Komuna e Tetovës sipas shumës së detyrimeve të prapambetura, por të papaguara në dhjetor të vitit të kaluar, është vetëqeverisja lokale me borxh më të madh me vlerë prej 13.6 milionë euro. Në krahasim me vitin 2021, të dhënat tregojnë rritje të detyrimeve të prapambetura për 100.000 euro. Më pas vjen Komuna e Gostivarit e cila vitin e kaluar e përfundoi me një borxh prej 7,8 milionë eurosh.

Sipas listës së publikuar më poshtë, një ndër komunat me borxh më të madh është edhe Komuna e Sarajit, e cila rezulton se ka një borxh prej 1.5 milion euro. Nëse kemi parasysh se buxheti vjetor i komunës në 5 vitet e fundit ka variuar nga 1,2 deri në 2,5 milion euro, lirisht mund të themi se komuna është para falimentimit.

Përndryshe, Qeveria para disa viteve ndau mjete finansiare nga buxheti i shtetit për zvogëlimim e borxheve të të gjitha komunave, atëherë mund të konstatojmë se “ndihma” që Qeveria ua ofroi disa komunave nuk e ka arritur efektin e duhur, rrespektivisht komunat edhe përskaj ndihmës nuk kanë arritur të zvogëlojnë borxhet.

You may also like