Sanksionohen 63 shoferë të transportit publik në territorin e vendit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Ministria e Punëve të Brendshme dje në periudhën nga ora 12:00 deri në ora 16:00 ka kryer aksion të përforcuar të kontrollit në territorin e vendit për sanksionimin e kundërvajtjeve të bëra nga shoferët e automjeteve me të cilat bëhet transporti publik, gjatë të cilit janë sanksionuar 63 shoferë.

“Gjatë kontrollit janë përjashtuar nga qarkullimi 53 automjete për shkak të mosfunksionimit teknik, nga të cilat 38 automjete kanë pasur defekte të frenimit”, njoftojnë nga MPB-ja.

Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim. MPB-ja apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit që rrugët të jenë sa më të sigurta.


You may also like