Sanksionohen 172 shoferë në Shkup

by admin
Spread the love

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrolle në fushën e komunikacionit, informojnë nga MPB.

“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 172 masa, nga të cilat 14 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 19 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, pesë sanksione për kalim të sinjalistikës së mbyllur – semafor të kuq, pesë sanksione për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, dy masa për drejtimin e mjetit nën ndikimin e alkoolit…”, thuhet në kumtesë

Prej aty njoftojnë se kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

“Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, kumtoi MPB.

MARKETING



You may also like