Sam Altman nuk do të rikthehet më në pozicionin e CEO-s së OpenAI

by admin
Spread the love

Fundjava e trazuar në OpenAI u përmbyll me investitorët dhe një grup punonjësish që po përpiqeshin të bindin bordin e kompanisë për të rikthyer përsëri ish CEO-n Sam Altman pas shkarkimit të tij të premten, megjithatë Altman me sa duket nuk do të kthehet si CEO, sipas një raportimi nga The Information.

Duke cituar një memo të brendshme të dërguar nga Ilya Sutskever, drejtuesi i bordit dhe një nga bashkëthemeluesit e OpenAI, Altman ka vendosur të largohet nga negociatat – të paktën për momentin. Ndërsa kërkimi për një CEO të ri të përhershëm vazhdon, OpenAI ka emëruar Emmett Shear, bashkëthemeluesin e faqes së transmetimit të videove Twitch, si CEO të përkohshëm – duke zëvendësuar Mira Muratin, e cila mbajti postin për vetëm dy ditë.

Bordi u bind për përzgjedhjen e Shear si CEO pasi ai tregoi se është i shqetësuar nga kërcënimet ekzistenciale që paraqet AI, raporton Bloomberg, si dhe përvoja e tij në udhëheqjen e grupeve të mëdha inxhinierike gjatë kohës që ishte në Twitch. Gjithashtu Mira Murati është një mbështetëse e madhe e Altman, gjë që e bëri të ditur dhe përmes një shkrese ku ajo së bashku me 504 kolegë bëjnë të ditur se janë gati të largohen pas shkarkimit të Altman.

Ky zhvillim i fundit kërcënon të përkeqësojë një situatë tashmë tepër të keqe për OpenAI, bordi i të cilit përballet me presion nga të gjitha anët për të ndryshuar rrugëtimin pas shkarkimit të Altman me pak kontribut nga disa prej palëve më të mëdha të interesit. Vendimi i bordit të premten në mbrëmje për të hequr Altman – dhe për të ulur në detyrë presidentin dhe bashkëthemeluesin e OpenAI Greg Brockman, i cili dha dorëheqjen nga pozicioni i tij si kryetar bordi – thuhet se zemëroi Satya Nadella, CEO-n e Microsoft, një mbështetës dhe partner i madh i OpenAI.

Thuhej se Nadella po luante një rol kyç ndërmjetësues midis bordit dhe Altman dhe u zotua të mbështeste Altman pavarësisht rezultatit.

You may also like