Saliu: Zaev u la pas dore nga faktori ndërkombëtar

by admin
Spread the love




Gazetari Isen Saliu, sonte në emisionin debativ në TV Shenja, tha se tek Zaev vërehej se ishte i lënë pas dore nga faktori ndërkombëtar, sidomos kur paralajmëroi se nëse humb në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale do të jep dorëheqje.

“Unë mendoj se një pjesë e madhe e opinionit pas rrethit të parë të zgjedhjeve lokale, që kur Zaev paralajmëroi se nëse humb në rrethin e dytë veçnarësisht në Shkup do të jep dorëheqje. Vërehej te ai ndjenja se është i tradhtuar. Është i tradhtuar brenda partisë së tij, është i tradhtuar nga partnerët e koalicionit, por se është mos të them i tradhtuar por se është i lënë vetëm nga ana e faktorit ndërkombëtar. Mendoj se Zaev kishte krijuar një bindje dhe rrethi i tij e kishin krijuar një bindje se me zgjidhjen e çështjes së emrit me Greqinë dhe me anëtarësimin e vendit në NATO, kanë bërë një hap të madh dhe të mjaftueshëm që faktori ndërkomëbtar dhe ai vendor t’u shikojë mes gishtave çështjet që i bënin dhe gabimet”, tha mes tjerash Saliu. /SHENJA/


You may also like