Salihu: Xhillogarinë e FFK-së e kontrollon vetëm Agim Ademi, nuk ka transparencë

by admin
Spread the love

Eroll Salihu është i ftuar në emisionin “Sporti në KTV” për të folur rreth situatës së fundit në Federaten e Futbollit të Kosovës, shkruan Insporti.com.

Salihu ka hapur “librën e sekreteve” sonte duke zbuluar të gjitha prapaskenat që kanë ndodhur në FFK dhe që janë duke ndodhur.

Sipas tij xhirollogarinë e FFK-së e kontrollon vetëm Agim Ademi dhe askush nuk e di asgjë për të në FFK.

“Nuk ka transparencë në ndarjen e mjeteve. Xhirllogarinë e FFK-së e kontrollon vet Agim Ademi. Prej që nuk jam në pozitën e sekretarit, ësthë vetëm një nënshkrim në çdo dokument, është vetëm nënshkrimi i Ademit. Në KE janë njerëz të mirë, mirëpo nuk kanë asnjë përgjegjësi kjo nuk është mirë, pasi kur të dalin disa gjëra në shesh ata do të kenë përgjegjësi. U janë dhënë qindra mijëra euro klubeve, që askush nuk e di sa janë shumat”, ka deklaruar Salihu, transmeton Insporti.

Salihu ditë më parë ka shkruar një letër në drejtim të Komitetit Ekzekutiv për të anuluar vendimin e shpalljes së zgjedhjeve për Kryetarin e Ri. /Insporti.com/

You may also like