Salianji në Kuvend: Këtu kanë ikur 500 mijë qytetarë, ndërsa Rama dhe Braçe shqetësohen se iu kanë humbur lopët

by admin
Spread the love

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka ironizuar replikat mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit socialist Erion Braçe për uljen e numrit të lopëve.

Nga Kuvendi, Salianji tha se për të kuptuar realitetin në vendin tonë, mjafton të shohësh diskutimet mes Ramës e Braçes ku shqetësimi i tyre më i madh është se iu kanë humbur lopët dhe jo që iu ka ikur shumica e shqiptarëve.

“Për të kuptuar se cili është realiteti, shikoni për çfarë bëhet diskutimi në publik, ka nisur një diskutim mes kryeministri ministres e deputetit se iu kanë humbur lopët. Këtu kanë ikur 500 mijë njerëz. Këta bëjnë sikur nuk shohin dhe shqetësimi më i madh qenka se ka rënë numri i lopëve”, tha Salianji.

You may also like