Sali: Mënyrë më e sigurtë për t’u mbrojtur nga riifenktimi me Covid-19 është vaksinimi

by admin
Spread the love




Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, në emisionin debativ në TV Shenja, deklaratat e personave të caktuar të cilët kanë bërë thirrje publike për mosvaksinim kanë ndikuar deri tek mosinteresimi i popullatës për vaksinim.

Ministri Sali më tej shtoi se vaksinimi është mënyrë e vetme për tu mbrojtur nga riinfektimi me Covid-19.

“Një nga arsyet e cila ka ndikuar në mosinteresim popullatës për vaksinim kanë qesë edhe disa deklarata të individëve të caktuar të cilët kanë bërë thirrje publike se vaksinimi nuk mbron, është i këtillë ose atillë. Dua vetëm të klasifikoj këto lloj deklarata se janë joserioze dhe e shtojnë rrezikun e popullatës për infektim dhe pasoja asnjë nga ne nuk i dëshiron. Mënyra e vetma e sigurtë për mbrojtje nga riinfektimet e ardhshme është vaksinimi”, u shpreh Sali. /SHENJA/


You may also like