Sali Berisha plas bombën: Kam pasur oferta dhe kërcënime për të larguar Bashën

by admin
Spread the love

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se ka pasur oferta për ta larguar Bashën nga drejtimi i PD, pasi ka probleme te thesari por e kishte refuzuar me neveri.

“Kam pasur oferta të jashtëzakonshme nga lobingje për të hequr Lulzim Bashën nga drejtimi. Oferta dhe kërcënime të neveritshme kundër tij, të turpshme, dhe i kam refuzuar.

Më ka kërcënuar për fëmijët, se do shkojnë tek thesari. Por mund të shkojnë për të aty, sepse ka probleme.

Një këshilltar i tij thoshte se Basha do të tregojë gjithçka për Berishën, pastaj do të arrestohet. Janë të gjitha të turpshme”, deklaroi Berisha.

You may also like