Sali Berisha paralajmëron zhvillime të reja, tregon se çfarë e pret Lulzim Bashën: E shpëtoi Edi Rama, por ja çfarë do të ndodhë ditët në vijim

by admin
Spread the love

Ish-kryeministri Sali Berisha në fjalën e mbajtur në Gurin e Zi në Shkodër, ku u prezantua kandidati për kryetar në Bashkinë e Shkodrës, Bardh Spahia, ka folur edhe për Lulzim Bashën.

Në fjalën e tij, ai u shpreh se Lulzim Basha dekonspiroi operacionin policor të katër shteteve, ndërsa shtoi se këtë çështje në prokurori ia mbylli Edi Rama.

“Revolucioni është në një provë të madhe sepse kundra tij, për të ndalur dallgën e tij, narko-shteti ka mobilizuar të gjithë potencialet e tij. Si asnjëherë në 30 vite, ne na doli kreu i partisë, arrë me vrimë, e prisur. Jo vetëm Edi Rama e mori peng atë me dosje të cilat ishte I inkriminuar. Secili prej jush dhe çdo njeri, nëse del në televizion dhe dekonsiprion një operacion policor, kryen një vepër kriminale dhe dënohet. Operacioni policor që denoncoi Lul Brava ishte operacioni i katër shteteve. Sa mori sa s’mori nuk e di por di që akuza që i bëri prokuroria për dekonspirim të operacionit ja mbylli Edi Rama. Edi Rama nuk ia mbyll dot kurrë akuzën e prokurorisë së Belgjikës që do i shkojë deri në fund këtij problemi”, u shpreh Berisha.

You may also like