Sali Berisha dhe Enkelejd Alibeaj sërish përballë njëri-tjetrit, çfarë pritet të ndodhë sot në selinë blu

by admin
Spread the love

Partia Demokratike do të mbledhë sërish ditën e sotme Grupin Parlamentar, ku pritet që të ketë një tjetër përballje mes Enkelejd Alibeajt dhe Sali Berishës.

Çështja kryesore që do të diskutohet është kriza në PD, që pas vendimit të Gjykatës së Apelit është thelluar edhe më shumë. Apeli vendosi të marrë në shqyrtin ankimimin e Enkelejd Alibeaj për vendimin e gjykatësit Agron Zhukri, i cili legjitimoi vendimet e Kuvendit të 11 Dhjetorit.

Gjatë mbledhjeve të fundit ka patur shumë debate mes Alibeajt dhe Berishës, me këtë të fundit që ka deklaruar se Komisioni i Rithemelimit nuk e njeh më Alibeajn si kreun e grupit Parlamentar. Nga ana tjetër, Alibeaj ia ka bërë të qartë Berishës se nuk është pjesë e Grupit Parlamentar pasi është “non grata” nga SHBA.

Një tjetër çështje që pritet të diskutohet është edhe emri i Presidentit të ri, por edhe në këtë çështje PD është e ndarë. Komisioni i Rithemelimit e ka quajtur një proces farsë bisedimin me mazhorancën, pais sipas tyre PS i ka vetë votat për ta zgjedhur Presidentin dhe do të vendosë vetë, ndërsa Alibeaj dhe disa deputetë të tjerë kërkojnë që të ketë një diskutim me mazhorancën për të gjetur një President me konsensus.

You may also like