Sali Berisha bën të njëjtën gafë brenda pak sekondash: Partinë e udhëheq një zonjë e shquar

by admin
Spread the love

Ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë pjesë ditën e sotme në një takim me deputetë të parlamentit suedez dhe përfaqësues të Lidhjes Demokratike të Gruas.

Por takimi duket se nuk ka shkuar “vaj” për liderin demokrat, i cili kur ka ngatërruar kryetarin e partisë simotër të PD-së në Suedi. Madje, pasi dikush nga salla i kujtoi se lideri ishte burrë, ai sërish vazhdon dhe e ngatërron.

“Partia simotër e Suedisë, e cila e udhëhequr nga një zonjë e shquar…Urdhëro? Është burrë? M’fal… Ufff… Po. E udhëhequr nga zonja Kristerson…”- vazhdoi Berisha.

Dikush nga salla i kujton sërish se lideri i partisë është burrë.

“Është burrë, më falni. Apologaise”– vazhdon Berisha.

You may also like