Salernitana konfirmon Nicolan në stol, tekniku firmos një kontratë 2-vjeçare

by admin
Spread the love

Davide Nicola do të vazhdojë të jetë trajneri i Salernitanës edhe gjatë sezonit të ri. Pas largimit të drejtorit sportiv Walter Sabatini edhe e ardhmja e teknikut ishte në dyshim, por drejtuesit e klubit kanë vendosur ti besojnë atij që mbajti skuadrën në Serie A.

Nicola kishte firmosur më parë një kontratë 2-vjeçare me një opsion të njëanshëm në favor të Salernitanës, sipas së cilit klubi mund të prishë marrëveshjen pas një viti duke paguar një penalitet.

Mungonte vetëm firma e presidentit Danilo Iervolino, që pas një takimi kokë më kokë me teknikun e ka konfirmuar atë dhe stafin e tij në detyrë. / Oversport.tv

Foto: US Salernitana 1919 Twitter

You may also like