Salernitana flirton me fitoren, por Pasalic i prish festën në fundin e takimit

by admin
Spread the love

Salernitana flirton me fitoren në Bergamo, por një gol në fund nga Pasalic i prish festën me sfidën që përunfon në shifrat 1-1. Goli i Ederson në pjesën e parë mund t’i dhuronte fitoren ekipit nga Salerno që u ndëshkua vetëm dy minuta nga fundi i takimit.

Salernitana arrin të bëjë një lojë cilësore në pjesën e parë, njëkohësisht edhe cinike. Ekipi i Nicolas nuk lë shumë hapësira prapa dhe Atalanta provon kryesisht nga distanca, ku Freuler shqetëson Seppen që i përgjigjet në dy kohë.

Provon edhe Salernitana fillimisht nga distanca, ndërsa në më pak se gjysmë ore lojë, arrin të kalojë në avantazh me Ederson. Një kombinim i mirë në ajër me Djuric dhe nga shumë pranë portës mesfushori brazilian prishi ekuilibrat duke e çuar rezultatin në 1-0.

Pas golit të shënuar Salernitana kërkon të shfrytëzojë momentin e mirë, por Coulibaly shpërdoron. Njësoj edhe Atalanta me Duvan Zapata që për çësthje centimetrash mund të kishte vendosur sërish baraspeshën në këtë takim.

Megjithatë, ekipet shkojnë në dhomat e zhveshjes në barazim, dhe në pjesën e dytë është sërish Salernitana që i shkon shumë pranë golit, por Musso bën një mrekulli duke mbajtur shifrat në 1-0.

Atalanta kërkon të japë shenja jete, por të besuarit e Gasperinit nuk janë të qartë përpara portës duke mos u shfaqur dot mjaftueshëm rrezikshëm në portën e Seppes. Megjithatë, dy minuta nga fundi i kohës së rregullt Mario Pasalic i shpëtoi mbulimit të mbrojtjes dhe i vetëm përballë portierit shënoi golin që riktheu sërish ekuilibrat në këtë takim.

Në minutat e mbetura ekipet provojnë të fitojnë ndeshjen, por nga ana tjetër përpiqen të mos lënë shumë hapësira pas. Mundësitë e krijuara nuk prodhojnë një gol tjetër duke e mbyllur duelin në paqe me një pikë që ka më shumë vlera për Salernitanën në luftën për mbijetesë.

Tani ekipi i Davide Nicolas është vetëm dy pikë larg mbijetesës, ndërsa ka edhe një ndeshje më pak se Cagliari i vendit të 17-të. Nga ana tjetër, Atalanta vazhdon të qëndrojë jashtë kupave europiane dhe ndodhet në vendin e tetë në kuotën e 56 pikëve. /oversport.tv

 

Foto: Atalanta B.C. Twitter

You may also like