Salernitana fiton ndeshjen e prapambetur ndaj Udineses, Verdi kthehet në hero

by admin
Spread the love

Simone Verdi është kthyer në hero për Salernitanën pasi i dha fitoren ekipi të tij në ndeshjen e prapambetur kundër Udineses. Në ndeshjen që përfundoi me rezultatin 1-0, Simone Verdi shënoi golin e vetëm të takimit pak sekonda nga bilbili final.

Ndeshja nisi me një rritëm të ngadaltë me të dyja ekipet që po studionin lëvizjet e njëra-tjetrës. Megjithatë, asnjë nga ekipet nuk po prodhonte dot raste të rrezikshme në momentet e para.

Ishte Deulofeu ai që u përpoq të ndryshonte diçka në ekuilibrat e këtij takimi me aftësitë e tij teknike, por së bashku me shokët e tij të ekipit nuk ia dolën dot të finalizonin aksionet. Nga ana tjetër, Salernitana nuk u shfaq rrezikshëm në asnjë rast.

Megjithatë, në pjesën e dytë ekipet kërkuan diçka më shumë dhe u hodhën menjëherë në sulm. Ishte Salernitana që i shkoi shumë pranë golit me anë të Mikael, por ky i fundit u ndal nga tranversa.

Udinese u kundërpërgjigj menjëherë me Deulofeun, por as ky i fundit nuk ia doli dot të çonte topin në rrjetë.

Kur ndeshja pritej të përfundonte në paqe, ishte Simone Verdi ai që u bë heroi i Salernitanës. Falë një kundërsulmi të shpejtë, italiani doli i vetëm përballë portierit dhe më pas shënoi duke e çuar rezultatin në 1-0.

Tre pikë shumë të rëndësishme për Salernitanën që tashmë ngjitet në kuotën e 22 pikëve, po aq sa Genoa dhe Venezia që ndodhen gjithashtu në zonën që të zbret një kategori më poshtë. /oversport.tv

Foto: U.S. Salernitana 1919, Facebook

You may also like