Salah-Liverpool? Carrgher: Mund të përfundosh si Torres, nuk gjenë më mirë se te “The Reds”

by admin
Spread the love

Mohamed Salah akoma s’ka vendosur se cila do të jetë e ardhmja e tij, pasi egjiptiani akoma nuk ka nënshkruar kontratën e re me “The Reds”.

Për këtë çështje ka folur edhe ish-qendërmbrojtësi i njohur i skuadrës angleze, Jamie Carragher, i cili shprehet se Jurgen Klopp arrin të nxjerrë në pah cilësitë e Salah dhe se egjiptiani nuk gjen më mirë se Liverpool dhe nëse largohet mund të ketë të njëjtin fat si Ferran Torres.

“Unë nuk mendoj se Liverpool duhet të përmirësojë propozimin që ka bërë dhe Salah duhet të jetë i ndjeshëm ndaj momentit që po kalon klubi. Ai do të vazhdojë të marrë një pagë mbresëlënëse dhe duhet të mbani mend se ai do të vazhdojë të jetë një nga lojtarët më të mirë në botë, në një nga ekipet më të mira në botë, me një nga trajnerët më të mirë në botë.

Ai nuk erdhi si një superyll, ai u bë një superstar në Liverpool dhe është Jurgen Klopp ai që di të nxjerrë më të mirën prej tij. A ishte e rrezikshme për të largimi? Unë nuk mendoj kështu, por gjëja më e mirë për të dyja palët është që ai të rinovojë. Mund të kujtojmë Fernando Torres, ai u largua nga Liverpool, shkoi në Chelsea dhe nuk funksionoi. Ku mund të jetë më i mirë se në Liverpool? Askund”, përfundoi ish numri 23 i Liverpoolit

You may also like