Sakrificat e dashurisë/ Do e bënit dhe ju këtë që bën Kim për Pete? – Shqip

by admin
Spread the love

Kim Kardashian dhe Pete Davidson kanë qëndruar për 4 javë larg njëri-tjetrit, për shkak se aktori po xhiron filmin “Wizards”, përkrah Orlando Bloom në Australi. Kim duket se nuk ka duruar dot kaq gjatë pa partnerin dhe ka udhëtuar drejt kontintetit Australian.

“Kim po shkon në Australi për të vizituar Pete këtë fundjavë,” tha një burim për E!News. “Ajo donte të kalonte kohë me fëmijët e saj para se të ikte dhe bëri disa udhëtime të veçanta me ta. Tani ajo është larguar për të parë Pete dhe është shumë e emocionuar.”

Ylli i ekranit u fotografua duke zbritur nga avioni i saj privat e veshur komplet me të zeza. Teksa Pete ka qenë i zënë duke punuar në anën tjetër botës, Kim e ka treguar dashurinë e saj përmes rrjeteve sociale duke postuar foto të tyre.

You may also like