Sacchi: Ka diferencë mes Interit dhe Milanit, zikaltrit humbën shumë raste shënimi

by admin
Spread the love

Derbi i Milanos përfundoi në favor të Milanit, por legjenda kuqezi Arrigo Sacchi nuk mendon se ekipi i Piolit ishte më i miri në fushë. Ai dha një intervistë për La Gazzetta dello Sport, ku ndër të tjera komentoi edhe dinamikat e lojës.

“Diferenca mes zikaltërve dhe kuqezinjve ishte e madhe. Djemtë e Inzaghit humbën disa raste të mira shënimi. Nga ana tjetër, Milani nuk ishte i koordinuar, kishte shumë distancë midis reparteve”, u shpreh fillimisht Sacchi.

Më pas ai kritikoi edhe sjelljen e Interit pas shënimit të golit, ku ekipi i Inzaghit u tërhoq disi: “Interi bëri si të gjitha skuadrat italiane. Pasi kishin avantazhin, në vend që të kërkonin ta “vrisnin” ndeshjen, u kujdesën ta menaxhonin atë dhe ngadalësuan ritmin”. /oversport.tv

You may also like